", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/October/24/auto_FfxyHp4WIAIgPck1666604884.jpg", "width": 900, "height": 602 } }

Kryeministrja e re e Italisë Giorgia Meloni takohet në Romë me presidentin francez Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja e re italiane Giorgia Meloni janë takuar në Romë të dielën në takimin e parë, megjithëse joformal, mes dy liderëve politikë, sipas mediave të huaja.

Macron, i cili aktualisht është në një vizitë zyrtare në Itali, shkroi në Twitter se të dy vendet duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku “me dialog dhe ambicie”.

Macron dhe Meloni diskutuan çështjet aktuale europiane, duke përfshirë nevojën për të dhënë përgjigje të shpejta dhe të përbashkëta për rritjen e çmimeve të energjisë, mbështetjen për Ukrainën dhe menaxhimin e fluksit  të emigrantëve, tha zyra e kryeministres së Italisë në një deklaratë.

Para se të postonte një foto nga takimi i tij me Melonin, Macron postoi një foto të kryeministrit italian në largim Mario Draghi, duke shkruar “Faleminderit Mario”.

Meloni, kryeministrja e parë grua e Italisë, mori zyrtarisht detyrën të dielën, pasi ajo dhe ekipi i saj i ri i kabinetit u betuan zyrtarisht të shtunën në Romë.