Presidenti Begaj pritet të shpallë datën e zgjedhjeve brenda 27 tetorit

Presidenti Bajram Begaj pritet të shpallë datën e zgjedhjeve të ardhshme vendore brenda të enjtes së 27 tetorit.

Kodi zgjedhor parashikon se Presidenti e dekreton datën e zgjedhjeve jo më vonë se 9 muaj nga mbarimi i mandatit, çka përkon me fundin e muajit tetor. Përfundimi i mandatit të kryebashkiakëve në detyre është 27 korriku, datë kur KQZ 4 vite me parë, shpalli zyrtarisht rezultatin e vendoreve të 2019.

Kreu u shtetit duhet të dekretojë një datë mes 15 prillit dhe 15 majit, por në tryezën e Presidentit Begaj, nga partitë politike është hedhur si propozim data 14 maj.