Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 54-vjeçari në Tepelenë

Policia e Tepelenës ka vënë në pranga një shtetas i cili po transportonte emigrantë të paligjshëm më makinën e tij

Policia ka sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, 1 aparat celular dhe 1400 euro të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale

Njoftimi i policisë:

Tepelenë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Road Guard 46". 

Transportonte kundrejt fitimit, 5 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 52-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, 1 aparat celular dhe 1400 euro të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja", në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur me inteligjencë informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Road Guard 46", si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-P. V., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në aksin nacional “Tepelenë-Memaliaj”, duke transportuar me automjetin e tij, kundrejt fitimit, 5 emigrantë nga vendet MENA, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Vijon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.