Maliqi: Ka ardhur momenti i një proteste të fuqishme për rrëzimin e Ramës

Ish deputeti Lefter Maliqi në një intervistë për Ora News tha se mbroj pjesen e policisë së shtetit të cilët kanë mbi 20 vite punë të cilët janë të ndershëm dhe pavarësisht urdhrave politikë kryejnë punën.

Por sipas tij 20 për qind e policëve  janë policë të cilët nuk kanë bërë shkollë, janë regjistruar nga partia në pushtet dhe përdoren për urdhra.

Lefter Maliqi: Unë e mbroj uniformën e policisë së shtetit por mbroj 70 për qind të policisë së shtetit të cilët kanë mbi 20 vite punë të cilët janë të ndershëm dhe pavarësisht urdhrave politikë kryejnë punën. Përveç 20 për qind që janë militantë, janë policë të cilët nuk kanë bërë shkollë. Janë regjistruar nga partia në pushtet dhe përdoren për urdhra për të goditur median, qytetarët e lirë dhe për ti vrarë ata siç ka ndodhur rasti i fundit por dhe raste të tjera.

Sipas ish deputetit ka ardhur momenti për një proteste të fuqishme për rrëzimin e Ramës.

Lefter Maliqi: Lidhur me protestën që është për tu përgëzuar nisma e shoqërisë civile, unë bëj një thirrje që opozita e bashkar duhet ti bashkohet kësaj proteste dhe ka ardhur momenti i një proteste të fuqishme të qëndrueshme për rrëzimin e Ministrit të Rendit që quhet Edi Rama, të Drejtorit të Policisë që quhet Edi Rama, kryemafiozi i Shqipërisë që quhet Edi Rama.

“Të mos habiten Shqiptarët që po manipulohen provat, po manipulohen milionat e eurove të incineratorëve apo të PPP-ve apo ndërtimet e shumta, pastrimi i parave që kanë mbytur Tiranën.”