Policia greke arreston 2 shqiptare të kërkuara nga Interpoli, anëtare të organizatave kriminale

Policia greke kapi në Kakavijë, dy shqiptare të shumëkërkuara në Europë. Me urdhër arresti nga Spanja është arrestuar Aneta Bramo, e cila kërkohet për trafik droge në kuadër të organizatës kriminale dhe shkelje të urdhrit të ndalimit.

Ndërkohë është arrestuar edhe një shqiptare e kërkuar nga Belgjika, emri i së cilës ende nuk është bërë i ditur, e cila akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik ndërkombëtar droge, vepra që parashikojnë dënim maksimal deri në 15 vjet burgim.