'Gardh me polici'/ Nëna e Lear Kurtit: Kur pashë kufomën ishte komplet i masakruar!

Nëna e Lear Kurtit, Fatmira Kurti ka folur ekskluzivisht për emisionin “Review” në Euronews Albania. Ajo tregoi se shkuan te spitali për të parë trupin dhe për shumë orë humbi ndjenjat.

Kur u zgjua insistoi të shihte të birin, të cilin i thanë se ishte në koma, por nuk u lejua ta shihte as nga dritarja e dhomës.

Kishte gardh me polici, rrëfeu zonja Fatmira.

“Unë e kam marrë vesh nga shokët e Learit dhe jo mua i kishin thënë burrit. Kur e pash kufomën ishte komplet i masakruar,” – tha nëna e 32-vjeçarit.

Ajo foli e bindur për dhunën që i është ushtruar djalit të saj, ndërsa kërkoi drejtësi duke theksuar se jemi të pasigurt dhe nuk ka shtet.