Meta takim me anëtarë të rinj të Partisë së Lirisë: Shqipëria i përket të rinjve

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar sot një takim me anëtarë të rinj të kësaj partie.

Në rrjete sociale, Meta krahas disa fotove nga takimi, shprehet se Shqipëria u përket të rinjve.

“Çdo të diel me të rinjtë! Kënaqësi që së bashku me Kryetaren e LRI, Floida Kërpaçin të takonim dhe dëgjonim anëtarë të rinj të Partisë së Lirisë. Shqipëria u përket të rinjve!”, shkruan Meta.