Gjirokastër, policia në ndjekje të gruas që kontrabandonte emigrantë

Një grua që kontrabandonte refugjatë që kishin ilegalisht nga Greqia u kap nga Policia e Gjirokastrës në kuadrin e operacionit "Road Guard 45". 

54-vjeçarja nga Finiqi, Floranda Obzova, u arrestua pas një ndjekjeje nga forcat Shqiponja.

“Në vendin e quajtur Ura e Kardhiqit, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit "Mercedes Benz", me drejtuese F.O, e cila nuk i është bindur urdhrit, por është larguar me shpejtësi.

Pas ndjekjes dhe ndalimit të automjetit nga shërbimet e Policisë, rezultoi se F. O. ishte duke transportuar me “Mercedes Benz", tre emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Asaj iu sekuestrua mjeti, një aparat celular dhe një shumë parash.

Dosja e saj i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.