Një fytyrë që... Fotoja e tmerrshme tregon se si duket një milingonë nga afër

Jo, kjo foto nuk portretizon një nga krijesat e reja të serialit "House of the Dragon" të HBO ose ndonjë personazh filmi tmerresh. Është një foto fituese çmimesh e marrë nga shumë shumë afër e ... një milingone.

Fotoja mahnitëse është një nga 57 Imazhet në Konkursin e Fotomikrografisë së Botës së Vogël të Nikon. Portreti i tmerrshëm është kapur nga Eugenijus Kavaliauskas, një fotograf lituanez.

Ky është viti i 48-të i konkursit, i cili kërkon të "njohë përsosmërinë në fotografi nëpërmjet mikroskopit", sipas një njoftimi për CNN.

Konkursi i vitit 2022 patii pothuajse 1,300 aplikime nga 72 shtete, sipas Nikon.

Kavaliauskas ka punuar më parë si fotograf zogjsh përpara se t'i drejtohej insekteve, sipas faqes së tij të internetit.

Ai përdori dritën e reflektuar për të kapur nga afër milingonën tronditëse, me sy të kuq të errët dhe atë që duket të jetë një shprehje e zemëruar.

Edhe pse fotografia  mori një mirëseardhje virale në internet, Kavaliauskas nuk mori çmimin kryesor në konkurs.

Ky nder u shkoi fotografëve suedezë Grigorii Timin dhe Michel Milinkovitch, të cilët krijuan një imazh të bukur fluoreshente të putrës së përparme të embrionit të një gekoje gjigant të Madagaskarit. Ata përdorën zmadhimin 63x për të dokumentuar venat dhe kockat e vogla të dorës.