U kap me 522 mijë euro në autobus, pronari lushnjar kyç gojën

Pronari i autobusit nga Lushnja, ku u gjetën 522 mijë euro të padeklaruara nuk ka treguar se nga vinin paratë.

Elidon Çela, nga Lushnja, nuk ka pranuar që të bashkëpunojë me policinë për të zbuluar origjinën e eurove të gjetura në autobusin që vinte nga Italia dhe bën linjën Padova-Fier.

Për këtë policia dyshon se sasia e eurove u përkiste grupeve kriminale që veprojnë në zonën e Padovas.

Nuk është hera e parë që Çela kapet me sasi të madhe parash.