'E zëmë se e gëlltiti qesen…', Salianji: Si i shtrembëroi policia faktet për vdekjen e Kurtit

Ervin Salianji hodhi akuza të rënda për sa i përket vdekjes së Lear Kurtit në komisariat, ku u shpreh se policia është përpjekur të shtrembërojë faktet.

Ai shtoi se edhe nëse Kurti do e kishte gëlltitur qesen me drogë, duhet të shkonte menjëherë drejt spitalit, e jo të mbahej në komisariat.

Sipas Salianjit, Rama kërkon që t’i kalojë gjërat sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe shton se shefi i qeverisë po përdor luftën në Ukrainë për të “heshtur” popullin.

Po pse, padiskutim duke i shprehur ngushëllimet se janë gjëra që prekin familjen. Është e disajta herë që në komisariatet e policisë që jeta duhet të jetë më e mbrojtur, vdesin njerëz. Ka qenë edhe ngjarja e Elbasanit që thanë nuk ka pasur shitje votash aty, por që më pas dolën pamjet filmike ku zyrtarët rrinin krahas kriminelëve. Nuk ka asnjë shkelje për përdoruesit. E zëm se e gëlltiti drogën ai, po pse nuk shkon në spital menjëherë ai. Pse kta thanë e çuam në spital të gjallë e Spitali i Traumës tha që “erdhi i vdekur te ne”. E panë të gjithë qytetarët në gjithë botën kur ju mor jetë një personi afro-amerikan në SHBA. Protesta qytetare në gjithë qytetet. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në shtete të tjera. Ky do t’i kalojë kështu si pa të keq të gjitha. Duhet që opozita të jetë në protest. Ky ka edhe një tezë tjetër, që meqë atje bëhet luftë, ky të vjedhë e të vrasë sa të dojë. Po ja ku u ndërrua qeveria në Itali dhe në Britaninë e Madhe.”, u shpreh Salianji.