'Vdiq' Ballkani i Hapur, deputeti i Vjosa Osmanit i bën nekrofilinë nismës së Ramës dhe Vuçiç

Deputeti i partisë “Guxo”, Haxhi Avdyli ka publikuar një status interesant për “Ballkanin e Hapur”. Vlerësimi i ngjan një nekrofilie, shkruan Syri.net Kosova.

“Emri, mbiemri :

Open (Vuçiq) Balkan

Emri fëmijërisë:

Minishengen

Vendlindja: Novisad

Vendbanimi : Beograd, Tiranë, Shkup

Vendi i vdekjes: Prishtina

Vendi i varrimit: Berlin.”, përfundon postimi i Avdylit.

Nisma për Ballkanin e Hapur u ndërmor nga presidenti serb Vuçiç dhe u mbështet me zell nga kryeministri shqiptar Edi Rama, si një processparalel me atë të Berlinit.

Së fundmi, procesi i Berlinit është aktivizuar nga Gjermania, me nënshkrimin e disa marrëveshjeve.

Kosova e mbështet këtë proces dhe e ka kundërshtuar ashpër Ballkanin e Hapur, ku Serbia e trajton si pjesë të veten Republikën e Kosovës.