VIDEO-SYRI TV/ PD: Rama, 34 milionë euro për Zoton për 2 vite

PD deklaroi se qeveria Rama ka parashikuar në projektbuxhetin e ri të japë 34 milionë euro për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston, gjatë 2 viteve të ardhshme.  Anëtari i Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi u shpreh se paratë e pensionistëve shkojnë tek klientët e qeverisë, ndërsa i drejtoi disa pyetje publike për aferën me djegësat.

Nga SYRI TV

PD denoncoi milionat që qeveria Rama  ka projektuar për inceneratorin e Tiranës për 2 vitet e ardhshme në Buxhetin e 2023.  Nga selia blu, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi  deklaroi se qeveria do t’i japë Klodian Zotos, 34 milionë euro për djegësin që nuk ekziston.

Malltezi drejtoi edhe 5 pyetje publike për aferën korruptive me inceneratorët.

Partia Demokratike i bëri thirrje SPAK të veprojë për atë që e cilëson si  mega-vjedhjen mbi 105 milionë euroshen me djegësat.