Real Madrid jep lajmin e keq për Karim Benzema

Kjo është diçka për të penguar shkëlqimin e Karim Benzema. Sulmuesi francez i Real Madridit është detyruar të humbasë ndeshjen e fundjavës në La Liga mes “Los Blansos” dhe Sevilla të Jorge Sampaolit. “Pas analizave që i janë bërë sot lojtarit tonë Karim Benzema nga shërbimet mjekësore të Real Madridit, është konstatuar tërheqje muskulore në kuadricepsin e këmbës së majtë” , saktësohet në njoftimin për shtyp nga klubi kryeqytetas.

 

Real Madridi nuk dha detaje të mëtejshme se sa kohë do të jetë jashtë KB9, duke shpjeguar se testet e ardhshme do të tregojnë më shumë për atë që do të ndodhë më pas. Lajm shumë i keq për sulmuesin francez, pak javë para shpalljes së listës së Didier Deschamps për Botërorin 2022 në Katar. Aq më tepër që po vjen një javë në të cilën u kurorëzua me Topin e Artë për herë të parë në karrierën e tij, duke fituar njëkohësisht titullin e lojtarit më të mirë evropian në Golden Boy Awards të premten .