Zhvillimet e fundit nga lufta Rusi - Ukrainë: Çfarë dimë në ditën e 241 të pushtimit

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, zhvilloi bisedime të pazakonta me homologun rus Sergei Shoigu

E shtunë 22 tetor 2022 - Volodymyr Zelenskiy i ka kërkuar perëndimit që të paralajmërojë Rusinë të mos hedhë në erë një digë hidroelektrike që do të përmbytte një pjesë të madhe të Ukrainës jugore, ndërsa forcat e presidentit ukrainas përgatiteshin të largonin trupat e Moskës nga qyteti i pushtuar Kherson. Në një fjalim televiziv, Zelenskiy tha se forcat ruse kishin vendosur eksplozivë brenda digës së madhe Nova Kakhovka, e cila mban një rezervuar të madh dhe po planifikonin ta hidhnin në erë. “Tani të gjithë në botë duhet të veprojnë fuqishëm dhe shpejt për të parandaluar një sulm të ri terrorist rus. Shkatërrimi i digës do të nënkuptonte një katastrofë në shkallë të gjerë,” tha ai.

Një zyrtar i emëruar nga Rusia në Kherson ka rrëzuar akuzat e Kievit se forcat e Moskës kanë filluar të minojnë digën. Duke cituar agjencinë shtetërore të lajmeve RIA, Reuters raportoi se Kirill Stremousov tha se pretendimet e Zelenskiy se kishte filluar minimi i digës ishte mashtrim.

Zyra e Volodymyr Zelenskiy është zotuar se "nuk do t'i nënshtrohet paqes me detyrim", duke kërcënuar se do të kundërpërgjigjet më fort nëse Rusia shkatërron digën hidroelektrike në Kherson.

Pentagoni konfirmoi një telefonatë mes Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe Ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu. Pentagoni thë se Austin "theksoi rëndësinë e mbajtjes së linjave të komunikimit" me Shoigu. Ministria ruse e mbrojtjes tha për telefonatën: “U diskutuan çështjet aktuale të sigurisë ndërkombëtare, duke përfshirë situatën në Ukrainë”.

Pentagoni gjithashtu pohoi një bisedë të Austin me ministrin ukrainas të mbrojtjes, Oleksii Reznikov. Sekretari amerikan i mbrojtjes u zotua për "angazhimin e palëkundur të SHBA" për të mbështetur Ukrainën kundër Rusisë.

Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania kanë bërë thirrje për një hetim të OKB-së mbi akuzat se Rusia po përdor dronët iranianë në Ukrainë. Nëse konstatohet se janë të vërteta, akuzat do të ishin në kundërshtim me rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Një dokument i parë nga Reuters iu shpërnda anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga të tre vendet, e njohur si E3.

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken tha se SHBA do të shqyrtonte çdo mjet për të çuar përpara diplomacinë me Rusinë nëse do të shihte një hapje, por për momentin Moska nuk tregoi asnjë shenjë vullneti për t'u përfshirë në bisedime domethënëse.

Reuters citoi Blinken që tha: "Çdo tregues është se Presidenti Putin është larg nga të qenit i gatshëm për t'u angazhuar në diplomaci kuptimplote dhe se vazhdon të shtyjë në drejtimin e kundërt."