Operacion antidrogë në bregdetin e Fermos, arrestohet një çift shqiptar

Në Itali, policia financiare e Komandës Krahinore të Fermos kreu një operacion që i dha një goditje të rëndësishme, trafikut të drogës përgjatë bregdeti.

Guardia di Finanza, gjatë një shërbimi normal të kontrollit të territorit kanë hasur  dy persona, një burrë dhe një grua rreth 40 vjeç, të dy me kombësi shqiptare, që  janë dukur shumë nervozë dhe më pas, “shtrydhja” përfundimtare ka çuar në sekuestrimin e rreth 6 kg hashash, 2 kg heroinë dhe rreth 250 gramëve kokainë. Si rrjedhim, të dy u arrestuan.

Të udhëhequr nga koloneli Massimiliano Bolognese, njerëzit e policisë financiare nisën të enjten një kontroll brenda një apartamenti në Porto San Giorgio dhe situata u evidentua menjëherë.

Sjellja e tyre bëri që policia të kryente një kontroll brenda një apartamenti që menaxhohej nga të dy në zonën e qendrës, ku shisnin shumë shpejt lloje të ndryshme droge, kishin peshore, para, telefona dhe një makinë. Ndaj edhe u arrestuan dhe u dërguan në burg.