Vdekja e 32-vjeçarit në komisariat - Qytetarët në protestë, kërkojnë dorëheqjen e Bledi Çuçit

Vdekja e 32-vjeçarit Lear Kurti brenda në komisariatin e policisë ka tronditur mbarë opinionin publik. 

Qytetarët e organizuar në rrjetet sociale kanë nisur protestën para Ministrisë së Brendshme. 

Dhjetëra protestues kërkojnë drejtësi për 32-vjeçarin që humbi jetën në rrethana misterioze pasi u ndalua nga policia.  

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi pas kësaj ngjarje të rëndë, e cila vjen dy vite pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj, në zonën e Laprakës.