Arrestohet modelja e njohur pasi vrau të dashurin e saj me thikë: Me tradhëtonte, prisja fëmijën e tij

Një modele e njohur e "Fake Barbie" OnlyFans është shpallur fajtore për vrasjen e të dashurit të saj pasi ajo e goditi me thikë në zemër kur ai i tha asaj se marrëdhënia e tyre kishte përfunduar, në mbrëmjen e 25 marsit të këtij viti.

Abigail White, 24 vjeç, goditi me thikë Bradley Leëis, 22 vjeç dhe më pas ishte ajo që e  thirri ambulancën.

Z. Lewis u dërgua në spital,në Chipperfield Drive, Kingswood, South Gloucestershire, por vdiq disa orë më vonë nga plaga e madhe që kishte marrë në gjoks.

White deklaroi se sulmi fatal ndodhi gjatë një periudhe të trazuar në jetën e tyre, sepse kishte humbur një fëmijë që ajo priste pasi kishte mësuar se i dashuri i saj e tradhëtonte.

Një ditë para incidentit ,White e kishte goditur me thikë në krah 22 vjeçarin dhe, në një rast tjetër që kishte ndodhur më parë ai kishte telefonuar një shoqen e tij për ti kërkuar ndihmë. "Më ndihmo Sophie, ajo po përpiqet të më vrasë, ajo po përpiqet të më godasë, ajo vazhdon të më rrahë, ajo po më lëndon.” dëgjoheshin fjalët e Lewisit.

White, e cila fiton 50,000 £ në një vit duke punuar në platformën e transmetimit në internet ‘OnlyFans’ në të cilën përdoruesit mund të blejnë dhe shesin përmbajtje, e mohoi vrasjen, përpara policisë duke i thënë se nuk ishte ajo që e kishte goditur me thike.

 "Unë nuk e godita me thikë Bradleyn" tha modelja, duke e pranuar vrasjen e të dashurit të saj thjeshtë si shkak i përgjegjësisë së saj, por vetëm pas pak minutash që kishte kryer aktin 24 vjeçarja i kishte thënë fqinjit të saj se ajo e kishte goditur me thikë.

Juria në Gjykatën e Bristol Crown refuzoi mbrojtjen e saj dhe e shpalli fajtore pas 12 orë diskutimesh pas një gjyqi dy-javor.