Dëmtimi rezultoi më i rëndë nga sa dukej, Mike Maignan humbet Botërorin e Katarit

Vetëm pak ditë pas N'Golo Kante, kombëtarja e Francës ka marrë një tjetër lajm të keq përpara Botërorit të Katarit. I dëmtuar në pulpën e majtë, Mike Maignan shpresonte të ishte gati për skuadrën e Didier Deschamps para fillimit të Kupës së Botës.

Fatkeqësisht për të, Maignan do t’i duhet ta ndjekë kompeticionin më të madh në futboll nga televizori. Trajneri i tij te Milan, Stefano Pioli sapo ka bërë të ditur se portieri francez do të qëndrojë jashtë fushave deri në janar. “Na vjen vërtet keq për të, sepse ai po bënte gjithçka për t'u rikthyer me ekipin. Ai po shpresonte të luante më shpejt, dhe testet provuan se ishte shëruar. Por është një dëmtim që do ta bëjë atë të padisponueshëm të paktën deri në janar ”, tha Pioli në konferencën për shtyp.