Lufta në Ukrainë, ministri rus i mbrojtjes zhvillon bisedë telefonike me homologun e tij amerikan

Ministri  rus i mbrojtjes Sergei Shoigu ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Lloyd Austin, shkruan The Guardian.

Lajmi është bërë i ditur nga ministria ruse e mbrojtjes.

“Kemi diskutuar çeshtjet aktuale të sigurisë ndërkombëtare, përfshirë situatën në Ukrainë,” thuhet në deklaratë.

Lexo edhe: Kremlini: Jemi të hapur për negociata me Ukrainën, asgjë nuk ka ndryshuar

Vladimir Putin ka qenë i hapur për negociata me Ukrainën që nga fillimi, ka pohuar Kremlini, duke shtuar se “asgjë nuk ka ndryshuar” në lidhje me këtë.

Deklarata e Zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov erdhi menjëherë pas deklaratës së presidentit turk. Rexhep Tajip Erdogan, më herët tha se presidenti rus dukej se ishte “më i hapur ndaj negociatave” se në fillim.