SYRI TV/ Rama: Ballisti i foltores në ndërtim pa leje. Shehaj: Sulmi, shkak denoncimet e skandaleve

Pasi e pranoi në foltoren e Kuvendit sulmin ndaj biznesit të deputetit Agron Shehaj, kryeministri Edi Rama nuk e ka fshehur as sot ndëhyrjen e qëllimshme, ndaj biznesit të deputetit demokrat.

Madje, kryeministri Rama ka rikthyer në vëmendje luftën e klasave, duke e cilësuar deputetin demokrat si ballist të fshehur, si dikur anëtarët e Ballit Kombëtar.

Më herët edhe deputeti Agron Shehaj iu përgjigj akuzave të Edi Ramës nga foltorja e Parlamentit, akuza të cilat sot Rama I ka lidhur me luftën e klasave. Sipas deputetit Shehaj, Kryeministri gënjen me pretendimet e tija se ushtronte biznes në ndërtim pa leje, duke vënë në dispozicion edhe kontratën e rregullt të qerasë, e sipas tij sulmi ka lidhje të drejtëpërdrejt me denoncimet që ai ka bërë ndaj Ramës dhe Ministrave të tij. 

Edi Rama pranoi dje se shteti i tij policor ka bllokuar në mënyrë të paligjshme një biznes ku janë të punësuar 200 ekspertë IT-je, të cilët prej tri javësh mbahen forcërisht jashtë zyrave. Por paligjshmëria dëshmohet edhe më e qartë në pretekstet qesharake me të cilat justifikohet kryeministri. Ajo se ndërtesa është pa leje. Rama gënjen. E vërteta është se kompania ime ka bërë një kontratë qeraje para noterit në përputhje të plotë me ligjin për një objekt me leje. Por nëse ndërtesa ka shkelur lejen, e kujt është përgjegjësia? Është qeveria dhe agjencitë nën varësinë e Edi Ramës ato të cilat kanë detyrimin ligjor për të mos lejuar ndertimet pa leje dhe jo bizneset private, të cilat bëjnë kontrata të rregullta qeraje. Ky është një pretekst banal.

Më tej Shehaj risjell në vëmendje denoncimet e tij ndaj Ministes Olta Xhaçka e cila përfitojë toka në bregdet si investiture strategjike apo denoncimet për kushërinjtë e Damian Gjiknurit që përfituan prona në Butrint.