'Shtëpitë e vjetra nuk do të mund të mbahen peng', çfarë paralajmëroi Rama nga Gjirokastra

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimit me operatorët turistikë në Gjirokastër ka thënë se shtëpitë e vjetra nuk mund të mbahen peng nga pronarët sepse janë një trashëgimi jo vetëm e shqiptarëve, por e gjithë botës.

“Bum tërmeti, bam pandemia, bam bum kjo situata e re dhe ne duhet të përballemi dhe po përballemi dhe fakti që sot këtu të gjithë ju keni punë, më shumë punë seç kishit edhe vjet dhe po kalohet viti më i mirë që ishte viti 2019, domethënë që gjërat po shkojnë më mirë, patjetër që duhet të shkojnë edhe më mirë.

Ne kemi vendosur një bonus të ri rijetëzimi i shtëpive dje janë 11 përfitues në Gjirokastër, për 11 shtëpi të tjera, por nuk mjafton. Do të vazhdojmë ashtu si kundër do ta vendosim më në fund atë masën që kemi kohë që e diskutojmë që kush e vendos të mbajë shtëpinë e vjetër peng, jo 1 pronar jo 10 pronarë, jo 40 pronarë nuk mund ta mbajë peng.

Këto shtëpi nuk janë thjesht shtëpi të pronarëve, janë trashëgimi jo e shqiptarëve, por trashëgimi botërore. Gjirokastra është trashëgimi botërore. Ti nuk mund ta mbash shtëpinë peng dhe të thuash jo nuk e jap unë sepse je i detyruar dhe do të gjejmë një sistem që do të jetë më detyrues siç i kanë vendet e tjera”, ka thënë Rama. /tvklan.al