Çudira shqiptare/ Kukësi fiton në tavolinë ndeshjen me Laçin, shkak bëhen uniformat

Kukësi i femrave është rikthyer me një skuadër konkurruese në Kategorinë Superiore këtë sezon, por që në ndeshjen e parë sezonale skuadra verilindore është përballur me një situatë të pazakontë.

Siç bën të ditur klubi verilindor, kundërshtaret e Laçit nuk kanë pasur fanella konform rregullores dhe në këtë mënyrë, Kukësi i femrave e nis sezonin me një 3-0 të pastër, por pa autore golash pasi fitoren e ka marrë në tavolinë.