Europa dhe Conference League/ Ballkani i Kosovës në kërkim të historisë, ja të gjitha ndeshjet e sotme

Pas përfundimit të raundit të katërt të Champions League, sot, do të luhen ndeshjet e radhës në Europa League dhe Conference League.

Padyshim ndër të gjitha ndeshjet që do të luhen në këto dy kompeticione, më e rëndësishmja për të gjithë shqiptarët, është ajo mes Ballkanit dhe Sivasspor në Conference League.

Kampionët e Kosovës triumfuan me meritë 3-4 në tokën turke në një përballje drithëruese nëpërmjet një futbolli shumë të bukur dhe ofensiv. Sot do të guxojnë të arrijnë një tjetër fitore për të bërë krenarë tifozët e pranishëm në “Fadil Vokrri”, stadium ku janë shitur të gjithë biletat.

Por edhe për të mbushur arkat e klubit dhe xhepat e tyre, dhe për të hedhur një hap drejt kualifikimit, objektiv që në Suharekë nuk përbën më një ëndërr. Grupi G ka një balancë totale, të katërta ekipet numërojnë nga 4 pikë pas zhvillimit të gjysmës së ndeshjeve dhe janë në garë për t’u kualifikuar.

Të gjitha ndeshjet në Europa League:

Të gjitha ndeshjet në Conference League: