VIDEO/ Salah shënoi hat-trickun më të shpejtë në historinë e Champions League, shihni golat e sulmuesit egjiptian

Mohamed Salah hyri nga stoli dhe shënoi hat-trickun më të shpejtë në historinë e Ligës së Kampionëve në ndeshjen në të cilën Liverpool mundi Rangers 7-1 në “Ibrox”.

Salah shënoi tre gola në vetëm gjashtë minuta e 12 sekonda, duke thyer rekordin e mbajtur më parë nga Bafetimbi Gomis në 2011.

Ish-sulmuesit të Lyonit iu deshën tetë minuta për të përfunduar një hat-trick në fitoren 7-1 të Lyon kundër Dinamo Zagrebit.

Kur Salah u fut në lojë në minutën e 68-të, pakkush mund ta mendonte se do të bënte diçka të ngjashme.

Golin e parë e shënoi në minutën e 75-të dhe pesë minuta më vonë shënoi sërish. Sapo topi nisi nga qendra, sulmuesi egjiptian u fut për herë të tretë në listën e golashënuesve.

Me Manchester City që vjen në Anfield të dielën, Salah dhe Liverpool do të shpresojnë që kjo fitore të jetë një pikë kthese pas një fillimi jo bindës të sezonit.