Dybala shpreson të kthehet në kohë për Kupën e Botës, rezultate pozitive nga ekzaminimet e fundit

Paulo Dybala mund të ndodhë të arrijë me kohë rikuperimin për pjesëmarrje në Kupën e Botës.

Ylli argjentinas i Romës, Paulo Dybala, pësoi një lëndim të rëndë në aktivizimin e tij të fundit te ‘Giallorossi’.

Ekzaminimet e para flisnin për një mungesë prej 4 deri në 8 javë për lojtarin. Kjo periudhë ia humb atij mundësinë që t’i bashkohet Argjentinës për Kampionatin Botëror.

Megjithatë, raportimet e fundit thonë se ekzaminimet më të reja i kanë dhënë optimizëm lojtarit.

Është korrespodenti i ‘Sky Sport’, Angelo Mangiante ai që thotë se ‘La Joya’ mund t’i bashkohet kombëtares së tij.

Mbetet të shihet nëse Lionel Scaloni do të rrezikojë t’i jap një pozitë në listën e Argjentinës, yllit të Romës