Formacionet zyrtare/ Barcelona-Inter, sfida për ‘jetë a vdekje’ në Champions

Ndeshja e sotme mes Barcelonës dhe Interit mund të jetë përcaktuese për faktin e skuadrave që vazhdojnë më tej rrugëtimin në Ligën e Kampioneve nga Grupi C.

Katalanasve u duhet medoemos fitorja përballë Italianëve për të balancuar përsëri duelin ndaj kjo është përshkruar si një ndeshje për “jetë a vdekje” nga vetë protagonistët që do të zbresin në fushë në “Camp Nou”.

Një ndeshje ku Kristjan Asllani do ta nisë nga stoli, pasi trajneri Simone Inzagi i ka bërë vend përsëri në rreshtim Çalhanoglu para mbrojtjes dhe jo talentit shqiptar.