Skriniar lidhet me një kalim të mundshëm te Barcelona
Edhe Barcelona është kthyer në pistë të mundshme të Milan Skriniar.
Ylli i Interit vazhdon të jetë një nga mbrojtësit me vëmendjen më të madhe.
Lojtari sllovak lidhet me largimin e mundshëm nga Inter dhe skuadra e PSG është më e zëshmja në kërkim të tij.
Megjithatë, raportimet e fundit bëjnë të ditur se Barcelona po shihet si një tjetër alternativë.
Sipas ‘Mundo Deportivo’, Barça do të tentojë nënshkrimin me lojtarin e Interit gjatë merkatos së verës tjetër.
Kontrata e Skriniar me Interin skadon në qershor të vitit 2023.
Barcelona kësisoj synon ta marrë lojtarin si transferim të lirë, me parametra zero.