Dëmtimi i Angel Di Maria, argjentinasi rrezikon edhe Katar 2022

Humbja ndaj Maccabi Haifa në javën e katërt të Champions League i shuan shpresat e kualifikimit tek Juventusi. Ky nuk është problemi i vetëm që bardhezinjtë duke marrë parasysh krizën që po kalojnë.

Angel Di Maria mbrëmjen e së martës kundër izraelitëve u largua nga fusha e lojës në minutën e 24 ku u pa se argjentinasi kishte probleme serioze. “El Fideo” ndjeu një dhimbje në kofshën e djathtë gjatë një sprinti për të kapur topin.

Dita e enjte do të jetë një ditë vendimtarë ku do të kuptohet shkalla e dëmtimit të tij. Me këtë dëmtim flitet se Di Maria mund të mungojë rreth 40 ditë ku do të jetë në rrezik për të qenë gati në Kupën e Botës në Katar.