U duk sikur mbante smartphone në dorë, zgjidhet misteri i pikturës që i përket vitit 1860

Një pikturë e austriakut Ferdinand Georg Waldmüller, i cili jetoi në vitet 1800 është vënë në qendër të vëmëndjes në rrjete sociale.

Piktura në fjalë tregon një vajzë duke ecur përgjatë një shtegu ku një djal qëndron i fshehur në shkurre me një lule rozë në dorë.

Në pamje të parë, të pikturës duket një anakronizëm i çuditshëm - një grua me veshje të shekullit të 19-të duke ecur me kokë poshtë nëpër fshat, me sytë e saj ngjitur në një smartphone.

Pamja e saj e përqendruar në objektin e vogël, ngjan me këmbësorët e ditës së sotme.

Nisur nga kjo përdoruesit e rrjeteve sociale kanë filluar të mendojnë se piktori është një udhëtues në kohë.

Por sipas kritikëve të artit ky iluzion ka një shpjegim të thjeshtë.

Sipas tyre vajza po lexon një libër lutjesh gjatë shëtitjes së saj.

Kitiku i artit Gerald Weinpolter tha se objekti në dorën e vajzës së re nuk ishte iPhone, por ajo po lexonte librin e lutjeve teksa dilte nga kisha.