25-vjetori i shkollës së Magjistraturës, ambasadorja e BE: Magjistratët e rinj kanë sfida të mëdha përpara
Ambasadorja e BE në Shqipëri, Cristiane Hohman i është bashkuar aktivitetit të zhvilluar në 25-vjetorin e krijimit të shkollës së Magjistraturës.
Në fjalën e saj, ambasadorja e BE tha se magjistratët e rij kanë sfida të mëdha përpara.
Më tej shtoi se detyra e dytë është t’i shërbejnë vendit dhe të mos bien pre e presioneve gjatë rrugëtimit të tyre.
“Unë i uroj shumë suksese në karrierën e tyre dhe të arrijnë t’i shërbejnë me sukses vendit të tyre”, tha ajo.