Ish-drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato në SPAK, ja pse akuzohet
Ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, njëherësh ish-ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, mbërrin në SPAK.
Ajo është shoqëruar nga një avokat.
Burimet shtojnë se ajo mund të jetë thirrur për shkak të një kallëzimi të bërë ndaj saj për aksin Kardhiq-Delvinë.
Qato është nën akuzë per shpërdorim detyre dhe pabarazi në tendera.
Sonila Qato në fundin e marsit të një viti më parë ka kundërshtuar vendim e SPAK për të zgjatur afatet e hetimit të nisur për të.
Ish drejtoresha e ARRSH ka qenë në hetim për “shpërdorim detyre” pas një kallëzimi nga një kompani ndërtimi për pabarazi në tendera.
Kontrolli i Lartë i Shtetit e kallëzoi për ndjekje penale në Prokurori ish drejtoren e Autoritetit Rrugor për abuzim 5 milionë euro me tenderin e rrugës Kardhiq- Delvinë.