EMRI/ Rrëmbim në autostradë, e morën në makinë dhe e flakën pas 300 metrash

Lidhur me rrëmbimin e një personi në autostradën Tiranë – Durrës, Syri TV mëson se personi që u mor me forcë u la në rrugë pas 300 metrash.

Dy vëllezërit, Indrit dhe Gentian Beqiraj po udhëtonin me motoçikletën e tyre kur janë përfshirë në aksident me një makinë. Drejtuesit edhe pasagjerët e të dy mjeteve të aksidentuara janë konfliktuar dhe përplasur fizikisht me njeri tjetrin. Në makinën tjetër udhëtonin të paktën 4 persona.

Njëri nga vëllezërit është futur me forcë në makinën e personave të paidentifikuar ende nga Policia dhe ata kanë udhëtuar bashkë me Indrit Beqirajn për rreth 300 metra.

Më pas e kanë zbritur nga mjeti dhe janë larguar në drejtim të paditur.