Turpërohet Manchester United, Haaland kthehet në një ‘makineri golash’

Manchester City mposhti me rezultatin e thellë 6-3 Manchester United.

“Qytetarët” ishin ata të cilët gjetën golin e parë me Foden që në minutën e 8’. Deri në fund të pjesës së parë, City shënoi dhe tre herë të tjera, me Haaland dhe Foden sërish.

Në minutën e 64’, sulmuesi norvegjez shënoi tripletën e tij personale, ndërsa 9 minuta më vonë, ishte Foden që bëri të njëjtën gjë.

Nga ana tjetër, për “Djajtë e Kuq” shënuan vetëm Antony dhe Martial dy herë, ndërsa për Ronaldon nuk kishte asnjë minutë.