Berisha njofton bisedë të hapur në FB për situatën politike në vend dhe për zgjidhjet që ofron PD

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka njoftuar se ditën e nesërme në orën 12:00 do të ketë një bashkëbisedim live në Facebook për situatën politike në vend dhe për zgjidhjet që ofron Partia Demokratike.

Do të jetë një bisedë e hapur dhe ju ftoj të më nisni pyetjet që dëshironi’, shkruan Berisha.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

ju ftoj nesër, ora 12:00, këtu në Facebook, në një bashkëbisedim live për situatën politike në vend dhe për zgjidhjet që ofron Partia Demokratike. Do të jetë një bisedë e hapur dhe ju ftoj të më nisni pyetjet që  dëshironi.

Faleminderit!

LEXO: 

Berisha: Kjo do jetë vjeshta e grevave, protestave, revoltave paqësore dhe mosbindjes civile