I pirë në timon, përplasi motorin në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, arrestohet shoferi

Ka rënë në prangat e policisë, shoferi qe përplasi me makinë motorin në rrugën Gjirokastër-Tepelenë.

Sipas policisë i arrestuari, ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidenti, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur “Virua”, ku 50-vjeçari duke drejtuar automjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A. L., 32 vjeç, banues në Tiranë

Njoftimi i policisë

DVP Gjirokastër

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin B. R., 50 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në afërsi të vendit të quajtur “Virua”, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A. L., 32 vjeç, banues në Tiranë. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili po merr mjekim në spital.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.