Pedagogët hidhen në protestë: Pa rritje pagash nuk nis viti akademik

Stafet akademike dhe administrative të universiteteve, do të zhvillojnë sot një protestë 1-orëshe.

Kjo protestë do të jetë si paralajmërim ndaj qeverisë, e cila nuk ka pasur asnjë reagim lidhur me peticionin e tyre për rritjen e pagave por edhe mbështetje më të madhe për kërkimin shkencor.

Protesta do të zhvillohet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në orën 10:00.

Pedagogët paralajmërojnë mos nisje të procesit mësimor më 17 Tetor nëse qeveria nuk do të marrë masa për të plotësuar kërkesat e tyre.

Kërkesat e pedagogëve janë:

Rritja e pagave të pedagogëve dhe stafit ndihmës.
Kërkojnë që në tetor të këtij viti paga e tyre të rritet me 30% ndërsa në tetor të vitit 2023 të rritet me 20%
Rritja e financimeve për kërkime shkencore
Laburantët të paguhen për rrezikshmërinë që hasin në punë
Pagesa e vjetërsisë në punë
Pagesë për orët e shtesë
Bërja publike e buxhetit të universiteteve dhe si menaxhohen paratë.