FOTO/ U kapën me dy kallashnikovë në makinë, zbulohet e shkuara e dy shqiptarëve të arrestuar

Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi i dy shqiptarëve të rrezikshëm në Athinë

Në makinën e të arrestuarve u gjetën 2 kallashnikovë me 2 krehëra si dhe 90 fishekë.

Gjatë kontrollit policor, mësohet se atyre u janë gjetur edhe dy bileta që i përkasin qytetit grek të Igumenicës, në kufi me Shqipërinë.

Dy shqiptaret janë shprehur për policinë në momentin e parë se ishin një xhiro në Skaramanga, afër vendit ku u kapën, por dy biletat shtuan dyshimet e policisë për kontroll të imtësishëm.

Ndërkohë mësohet se një prej shqiptarëve ka dalë vjet në qershor nga burgu Koridhalos ku ishte dënuar për grabitje ndërkohë që tjetri ishte arrestuar më parë për vjedhje.

Mediat greke kanë arritur të sigurojnë edhe foto të dy armëve të sekuestruara në automjetin e shqiptarëve.