VIDEO/ Kamioni përplasi për vdekje 35-vjeçaren në Astir, pamjet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Astir. Një kamion ka përplasur për vdekje një këmbësore.

Syri.net ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes ku duket qartë se edhe trafiku është rënduar.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit ende nuk bëhen me dije ndërsa kanë nisur hetimet nga policia.

Identiteti i viktimës ende nuk dihet ndërsa të tjera detaje do të bëhen me dije në vijim.

 

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

datë 13.09.2022, në Unazë të Re, në rrugën Teodor Keko, mjeti me drejtues shtetasin S. K., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. N., 35 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit shtetasja E. N. ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.