VIDEO-SYRI TV/ Java e kulturës suedeze në Shkodër, Elsa Hastad: Për reformat të pyeten të gjithë

Nga Shkodra, Ambasadorja e Suedisë në Tiranë bëri thirrje që çdo reformë të diskutohet në nivel lokal dhe me qytetarët, përpara se të miratohet. Elsa Hasatad ishte në Shkodër për të prezantuar javën e kulturës suedeze, ku është pritur nga kryebashkiaku Bardh Spahia dhe prefektja Majlinda Angoni.

Nga SYRI TV

Javët e Kulturës Suedeze janë zhvendosur këtë të martë në kryeqendrën e veriut, Shkodër. Ambasadorja e Suedisë në Tiranë, Elsa Hastad, u mikprit nga kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia dhe Prefektja Majlinda Angoni, teksa së bashku vizituan stendat që promovojnë kulturën suedeze në vendin tonë.

Gjatë fjalës së saj për mediat, Ambasadorja theksoi mbështetjen me projekte për qytetin e Shkodrës dhe përcolli dhe disa mesazhe:

“Unë besoj se demokracia nis këtu, jashtë qyteteve. Dhe është shumë e rëndësishme të takosh çdo njeri, që nga vendim-marrësit deri te shoqëria civile dhe gazetarët. Dëshiroj t`ju them se të gjitha reformat duhet të kenë përfshirjen e të gjitha niveleve lokale vendim-marrëse. Kjo është fondamentale për vendim-marrësit.”

Kryebashkiaku Bardh Spahia dhe Prefektja Angoni, deklaruan se Shkodra do të jetë gjithmonë mbështetëse e marrëdhënieve dypalëshe.

Gjatë qëndrimit njëditor në Shkodër, Ambasadorja suedeze u takua me qytetarë, biznese por edhe institucione për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

Gazetare: F. Maka

Operator: E. Hajdari

Redaktor: J. Hoxhaj

Montazhier: H. Maloku