Udhëtimi i 38-të apostolik, Papa Françesku niset për në Kazakistan

Papa Françesku u nis nga aeroporti i Romës, Fiumicino Leonardo da Vinci me një Airbus A330, avioni i Ita Airways.

Destinacioni  i tij është Nur-Sulltani, kryeqyteti i Kazikistanit.

Ati i Shenjtë do të marrë pjesë për herë të parë në Kongresin e VII të Krerëve Fetarë për të promovuar bashkëjetësen paqësore mes popujve dhe feve të ndryshme,

Ky është udhëtimi i 38-të apostolik i Papa Françeskut.

''Kur të largohem nga toka e Italisë për të bërë një udhëtim apostolik në Kazakistan për të marrë pjesë në Kongresin e Udhëheqësve të Feve Botërore dhe për të takuar popullatën dhe komunitetin katolik, dëshiroj t’ju drejtohem juve zoti Presdient dhe të gjithë italianeve përshëndetje më të përzëmërta, të cilën e shoqëroj me urime qetësie dhe harmonie të kombinuara me lutjen e Zotit për të mirën dhe përparimin e mbarë kombit’ thekson Papa Françesku në telegramin dërguar Presidentit të Republikës Sergio Mattarella pas nisjes.