VIDEO/ Dalin pamjet nga momenti i shpërthimit, si u sulmua termocentrali në Kharkiv

Një video që besohet se tregon një shpërthim masiv në një termocentral ukrainas pas një sulmi raketor rus që e zhyti rajonin në errësirë, është publikuar sëfundmi.

Videoja tregon shpërthimin në termocentralin CHPP-5 të Kharkivit, i cili pasohet nga një valë tronditëse shkatërruese që rrjedh në të gjitha drejtimet, duke tronditur shtëpinë në të cilën ndodhet personi që filmon.

Ndërkohë kjo pasoi me  ndërprerje të energjisqë në disa termocentrale, të cilat së bashku shkëputën energjinë në pothuajse një të tretën e Ukrainës.

Sulmet brenda natës në rrjetin elektrik të Ukrainës dhe infrastrukturën civile u panë si hakmarrje e egër për humbjet masive të njerëzve, armëve dhe territorit që forcat e armatosura të Putinit kanë pësuar javën e fundit.

Përveç goditjes në një termocentral kyç në rajonin e Kharkiv, videot treguan sistemin e trenave nëntokësore të Kharkiv-it jashtë funksioni.