Sot protesta tek inceneratori, Ilir Meta: Kjo aferë kriminale, vjedhje e taksapaguesve, prioritet për ne!

Sot në orën 18:00, Partia e Lirisë ka thirrur qytetarët të bashkohen në një protestë përpara inceneratorit të Tiranës, vendit të aferës më të madhe korruptive të qeverisë Rama, siç e kanë cilësuar Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike.

Në një intervistë në MCN TV, mbrëmjen e së hënës, kryetari i PL, Ilir Meta tregoi pse e ka ndërmarrë këtë protestë.

“Dikush duhet ta marrë iniciativën, - tha ai. -  Kemi pasur prioritet këtë çështje me fakte dhe me prova. Aty vidhen paratë e taksapaguesve të Tiranës. Funksionon si një aferë kriminale. Është çështje shumë e rëndësishme. Është prioritet për ne. Ne vijojmë me këtë iniciativë, është e hapur për të gjithë qytetarët që e kanë këtë ndjeshmëri.Unë jam kryetar i PL. Për këtë çështje, jemi shprehur të hapur të bisedojmë me çdo grup interesi dhe parti. Kemi axhendën tonë. Jemi të hapur për të koordinuar edhe me PD dhe forcat e tjera. Nuk ka vend për të shpikur diferenca apo protagonizëm. Është iniciativa jonë sepse ne kemi denoncuar aferën e inceneratorëve.”