Shpërthejnë përleshje të reja vdekjeprurëse ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë

Përleshjet kanë shpërthyer midis trupave ushtarake të Azerbajxhanit dhe Armenisë, njofton The Guardian, një fillim i ri ky i armiqësive me dekada të vjetra, të lidhura me territorin e diskutueshëm të Nagorni-Karabakut.

Azerbajxhani, i cili rivendosi kontrollin e plotë mbi territorin në një konflikt gjashtëjavor në vitin 2020, pranoi se pati viktima ndër trupat e tij. Armenia nuk përmendi humbje, por tha se përleshjet vazhduan gjatë natës.

Qeveria e Jerevanit tha se do të përdorte një marrëveshje bashkëpunimi me Rusinë dhe do t'i bënte apel një blloku sigurie të udhëhequr nga Rusia, Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive, si dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së, raportoi Interfax.

Kryeministri armen, Nikol Pashinyan, ka telefonuar presidentin rus Vladimir Putin, presidentin francez Emmanuel Macron dhe Sekretarin e shtetit të Shteteve të Bashkuara, Antony Blinken, për të diskutuar situatën.

Blinken kërkoi një fund të menjëhershëm të armiqësive për të cilat secila palë ka fajësuar tjetrën.

"Disa pozicione, vendstrehime dhe pika të përforcuara të Forcave të Armatosura të Azerbajxhanit ... u vunë nën bombardime intensive nga armë të kalibrave të ndryshëm, përfshirë mortajat, nga njësitë e ushtrisë armene," cituan agjencitë të thoshte një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit.

"Si rezultat, ka humbje në personel dhe dëmtime në infrastrukturën ushtarake."

Deklaratat nga Azerbajxhani thoshin se forcat armene kishin angazhuar shërbimet sekrete në kufirin e tij, kishin qarkulluar armë në zonë dhe të hënën mbrëma kishin kryer operacione minimi.

Ajo thoshte se veprimet e Azerbajzhanit "në natyrë rreptësisht lokale, që synonin objektivat ushtarakë".

Kurse Ministria e Mbrojtjes e Armenisë tha: “Të shtënat intensive po vazhdojnë – të nisura si rezultat i një provokimi në shkallë të gjerë nga pala azerbajxhane. Forcat e Armatosura të Armenisë kanë nisur një përgjigje proporcionale.”

Konflikti shpërtheu për herë të parë në fund të viteve 1980, kur të dyja palët ishin nën sundimin sovjetik dhe forcat armene pushtuan një pjesë të territorit pranë Nagorno-Karabkah - i njohur prej kohësh ndërkombëtarisht si territor i Azerbajxhanit, por me një popullsi të madhe armene.

Azerbajxhani i rifitoi ato territore në luftimet e vitit 2020, të cilat përfunduan me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia dhe mijëra banorë u kthyen në shtëpitë nga të cilat kishin ikur.

Udhëheqësit e të dy vendeve janë takuar disa herë që atëherë për të arritur një traktat që synon të vendosë një paqe të qëndrueshme.