Robert Joseph: SHBA gaboi kur shpalli MEK organizatë terroriste

Ambasadori Robert Joseph, ish-nënsekretar i Shtetit për Kontrollin e Armëve dhe Sigurisë Ndërkombëtare, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Uashingtoni për emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv komentoi sulmet kibernetike iraniane në Shqipëri dhe grupin opozitar MEK.

Joseph tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës gabuan kur e shpallën MEK-un organizatë terroriste ndërsa shtoi se më pas MEK doli nga lista e organizatave terroriste, dhe kjo u arrit nga vendimet e gjykatës dhe Kongresit.

“Këndvështrimi im është se ka qenë gabim që MEK të listohej si organizatë terroriste, u bë në mënyrë të përshpejtuar dhe u bë për të qetësuar regjimin, që regjimi të ishte i gatshëm të bashkëpunonte me SHBA-të dhe Perëndimin për çështjet rajonale dhe bërthamore.

Format për të qetësuar një pushtet kanë dështuar dhe në këtë rast kur dështuan MEK doli nga lista e organizatave terorriste. Kjo u bë me vendimet e gjykatës dhe Kongresit. Terrorizmi nuk mund të justifikohet.”-tha Joseph.