Tritan Shehu: Azem Hajdari përcaktoi trajektoren e Shqipërisë drejt Europës

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu duke folur në bashkëbisedimin e organizuar për të kujtuar Azem Hajdarin është shprehur se, ai përcaktoi trajektoren e Shqipërisë, drejt Europës.

‘Shqipëria ka ndryshuar, dhe për këtë duhet të jemi krenar të gjithë. Këtu filloi ndryshimi, ajo që ne kemi aspiruar, pavarësisht se si shkuan punët më vonë.

Ky shesh i dha ndryshimin e madhe Shqipërisë dhe lider në këtë shesh ishte Azemi. Lideri i studentëve ishte ai që ndamë në atë periudhë dhe më vonë, momente të mira dhe të vështira.

Azemi ishte një lëmsh i zjarrtë, sepse ai me trajektoren e tij përcaktoi trajektoren e Shqipërisë, drejt perëndimit, Europës. ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’, është trajektorja jonë, aspirata jonë e madhe. Ai lëmsh i zjarrtë bëri edhe një gjë tjetër, shumë të madhe, vrau frikën, ai e vrau frikën kudo.

Ai vrau frikën në çdo qytet, apo fshat të Shqipërisë, kudo ku ishte terrori’, tha gjatë fjalës së tij, Tritan Shehu.