Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II, merret vendimi për ndeshjet kryesore të javës së 8 të Premier League

Jo vetëm java e shtatë e Premier League, edhe disa ndeshje të javës së tetë të elitës së futbollit anglez janë shtyrë prej zi-së që po mbahet prej vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.

Së fundmi është konfirmuar se super sfida Chelsea-Liverpool, e vlefshme për raundin e tetë nuk do të zhvillohet në datën e përcaktuar, pra nuk do të luhet më datë 18 shtator. Po ashtu edhe takimi i Manchester United me Leeds United, që ishte përcaktuar të luhej po më datë 18 është shtyrë.

Ndeshja e tretë e këtij raundi, që është konfirmuar që nuk do të luhet është ajo midis Brighton dhe Crystal Palace, që ishte planifikuar të luhej më 17 shtator.