Hoxha: Po vuajmë plakje të popullsisë në 10 vitet e fundit! Po largohen familjet bashkë me fëmijët

Gazetarja Ermelinda Hoxha, e ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon për të folur rreth fillimit të vitit të ri arsimor 2022-2023, ku sot janë regjistruar 4 mijë nxënës më pak se një vit më parë.

Hoxha tha se kjo është një fatkeqësi pasi këtu është problemi për krahun e punës, do na mungojnë inxhinierët e minierave të naftës të gazit dhe tregu i punës sot ka nevojë për të rinj të arsimuar në këtë fushë.

Gazetarja vuri në dukje edhe një problem të madh të shoqërisë shqiptare pasi sipas saj kemi prej 10 vitesh që po vuajmë një plakje të popullsisë përpos faktit që ne po na ikin familje që janë bërthama të vogla bashkëshortë me fëmijë që po ikin se nuk shofin dritë në fund të tunelit.

Gjithashtu Hoxha theksoi se janë 11800 studentë që kanë aplikuar për të studiuar jashtë vendit dhe janë gati gjysma e studentëve, ku në total maturantë në këtë vit që ishin diku te 29 000.

Hoxha: Një prej masave ishte dhe vendimi i qeverisë për shpalljen e 35 degëve prioritet kombëtar por ishte shumë vonë pasi nxënësit i kishin dhënë provimet dhe kishin zgjedhur degët dhe në këto degë kishte vetëm 45 të regjistruar.

Kjo është një fatkeqësi pasi këtu është problemi për krahun e punës, do na mungojnë inxhinierët e minierave të naftës të gazit dhe tregu i punës sot ka nevojë për të rinj të arsimuar në këtë fushë.

Inforomacioni jepet me vonesë, vendimet e qeverisë meren me vondesë dhe kjo na ka lënë në këtë pikë. Kemi prej 10 vitesh që po vuajmë një plakje të popullsisë përpos faktit që ne po na ikin familje që janë bërthama të vogla bashkëshortë me fëmijë që po ikin se nuk shofin dritë në fund të tunelit.

Janë 11800 studentë që kanë aplikuar për të studiuar jashtë vendit dhe janë gati gjysma e studentëve, ku në total maturantë në këtë vit ishin diku te 29 000.