", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/September/12/auto_New_Project_11662999806.jpg", "width": 900, "height": 680 } }

VIDEO/ Anulimi i golit të Juventusit, shoqata e arbitrave shpjegon arsyen

Arbitrat e sistemit VAR në sfidën Juventus-Salernitana që e konsideruan të parregullt golin e Arkadiuz Milik në fundin e takimit kanë dhënë edhe shpjegimin e tyre për këtë vendim. Ata injoruan pozicionin e Antonio Candrevas sepse imazhet që iu shfaqën nuk ia mundësuan pamjen e qartë për të parë mesfushorin italian.

Ky ka qenë edhe shpjegimi që Shoqata e Arbitrave në Itali ka dhënë për rastin shumë polemizues në sfidën Juventus-Salernitana. Goli i Milik u anulua për një pozicion të parregullt të Bonuçit, por sipas pamjeve duket qartë se Candreva i mban në lojë të gjithë lojtarët e Juventusit.

Juventus-Salernitana përfundoi me rezultatin 2-2 dhe krijoi shumë polemika dhe ankesa nga “Zonja e Vjetër”. Megjithatë, fakti që nuk e kishin pamjen e Antonio Candrevës në planin e gjykimit detyruan arbitrat e VAR të merrnin këtë vendim.