VIDEO-SYRI TV/ Drama familjare: Gjyshja përpiqet të arsimojë 3 fëmijët

Me vetëm 130 mijë lek të vjetra të ardhura mujore, familja Zabzuni në Pogradec do të mundohet të shkollojë tre fëmijë të mitur.

Lahe Zabzuni, gjyshja e tre nipër e mbesave jetim, tregon me dhimbje se ndarja nga jeta e djalit të saj, ka zhytur në varfëri familjen pasi ai ishte i vetmi që siguronte të ardhura për jetesë.

Ndërkohë, nëna e tre fëmijëve të mitur është invalide, pasi ka probleme me dëgjimin dhe komunikimin.

Fëmijët e mitur të djalit të Lahe Zabzunit do të nisin vitin e ri shkollor me libra dhe mjete shkollore të siguruara nga një OJF, pasi nga shteti nuk kanë pasur asnjë ndihmë.